Transmetuar më 25-09-2023, 14:35

Përmbysja e pabesueshme e Barcelonës ndaj Celta Vigos i la të gjithë pa fjalë. Blaugranët ishin në disavantazhin e dy gola, kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë, por falë dopietës së Lewandowskit dhe golit të Cancelo, ata arritën fitoren e vonë.

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit i impresionoi tifozët e Barcelonës gjatë intervistës së tij pas ndeshjes, në të cilën u duk si “djall”. "Mos vallë ai është një vampir?" – pyeti një përdorues. “Ndoshta ishte i pushtuar nga xhindet”, – tha një tifoz i Barcelonës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd