Transmetuar më 24-09-2023, 08:45

Afrim Bunjaku, është rreshteri që u vra në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri.

Ai humbi jetën pas një sulmi të armatosur atje.

Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, është rreshteri që mbeti i vrarë sot pas sulmit nga persona të armatosur në Leposaviq.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku bëhet polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit, ndërsa ishte në detyrë.

Zyrtari i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të uniformuar në Banjskë të Zveçanit. Pos tij, në këtë ngjarje u plagosën edhe dy kolegë të tij.

Polici tjetër që kishte rënë në detyrë është Enver Zymberi, nga Dubovci i Vushtrrisë. Ai u vra më 26 korrik 2011, gjatë aksionit të forcave të republikës së Kosovës për ta shtrirë kontrollin në veri të vendit.

Vrasja sot e policit dhe plagosja e dy të tjerëve në veri të vendit, është sulm terrorist i strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia.

Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, veprimeve për rend e ligj, por edhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd