Transmetuar më 24-09-2023, 07:17

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri të Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe një rreshter policie ka vdekur e një tjetër polic është plagosur, raporton noa.al.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se polici i vrarë është A.B., me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.

Vrasja ka ndodhur në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku persona të uniformuar kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Leposaviq me dy kamionë, dhe kanë shtënë në drejtim të automjetit policor.

Polici i vrarë dhe i plagosuri janë dërguar në spitalin e Mitrovicës.

Polici i vrarë në veri është dërguar pa shenja jete në e Spitalin e Mitrovicës, kanë konfirmuar nga Emergjenca e Spitalit.

Në afërsi të Spitalit në Mitrovicë po qëndrojnë forca të policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd