Transmetuar më 21-08-2023, 08:21

KOSOVË- Një aksident i rëndë është raportuar gjatë mbrëmjes në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë. Në aksident janë përfshirë tre automjete, e për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Nulk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia po heton në vendin e ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





