Transmetuar më 18-08-2023, 10:14

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Sipas të dhënave aksioni ka lidhje me dyshimet e keqpërdorimit me rezervat shtetërore.

Deri më tani mësohet se dy persona janë arrestuar të përfshirë në këtë rast.

Po ashtu, aksioni po zhvillohet edhe në banesën dhe lokalin e një biznesmeni që dyshohet se është i përfshirë.

Dyshohet se bëhet fjalë për “Aferën Vaji” të raportuar nga mediat kosovare.

MINT ka porositur vaj në Poloni për rezerva shtetërore dhe ka kryer pagesën, por nuk e ka marrë mallin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd