Transmetuar më 11-08-2023, 11:50

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim në kërkim shtetasin Dukagjin Nikollaj Duka.

Duka dyshohet se ishte i përfshirë në sherrin në lokalin në Prishtinë një javë më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Ai akuzohet për vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje dhe përdorim i armëve.

Nikollaj është gjithashtu i kërkuar edhe nga FBI që nga 2010.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd