Transmetuar më 08-08-2023, 15:37

3 njerëz në planet janë të përjashtuar nga rregulli për të pasur pasaportë me vete për të udhëtuar.

Me vdekjen e saj shtatorin e kaluar, Mbretëresha Elizabeth jo vetëm që la kurorën në duart e djalit të saj të madh, por edhe një liri të veçantë udhëtimi: Mbreti Charles nuk ka nevojë për një pasaportë britanike për udhëtimet e tij jashtë vendit.

Në vend të një pasaporte, Mbreti Charles përdor një dokument zyrtar që mban stemën mbretërore, teksa të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike janë pajisur me pasaporta.

Dy njerëz të tjerë që mund të udhëtojnë në të gjithë planetin pa pengesa janë Perandori Naruhito dhe gruaja e tij, Perandoresha Masako e Japonisë.

Po ashtu, Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë këtë vit pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 193 destinacione në mbarë botën.