
Ndërron jetë një 39-vjeçar i cili u p-lagos nga përplasja me armë në një lokal në Prishtinë ku mbetën të plagosur 17 persona.
Lajmin e bëri të ditur doktor Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se, i ndjeri për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë, nuk mundi të mbijetojë.
“Ka vdekur njëri prej të lënduarve nga plagët që kishte nga gjuajtja me armë në orët e mbrëmshme në Prishtinë”.
“Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët”, ka thënë Uka.
Incidenti i mbrëmshëm ka ndodhur për shkak të një zënke në lokal. Sipas policisë, dy persona janë identifikuar si të implikuar në rast këtë rast, nga kjo mbetën të lënduar 17 persona. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Rexhep Luci”. Grupi hetimor po punon për ndërtimin e dinamikës së ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





