Transmetuar më 13-07-2023, 20:18

Pas dhunës së regjistruar ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Evropian.

Ngjarja dhe përleshjet mes deputeteve BE e cilësoi si zhgënjyese.

”Skena zhgënjyese dhune shihen sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike.

Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, thuhet në reagimin e BE-së.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd