Transmetuar më 14-06-2023, 20:15

PRISHTINË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka kallëzuar penalisht Shoqërinë Tregtare “Klan Kosova” në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Përmes një komunikate për mediat, MINT ka njoftuar denoncimin për zyrtarët përgjegjës të Agjencisë për regjistrimin e Bizneseve dhe personat përgjegjës të kompanisë “KLAN KOSOVA”, që i akuzon nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve ekonomike.
Materialet i kaluan prokurorisë dhe pritet që çështja të zgjidhet në proces gjyqësor.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





