Transmetuar më 11-06-2023, 15:28

Emisari i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është partner i tyre, mirëpo nganjëherë është “partner i vështirë”.

Në një intervistë për mediat e huaja, ai nënvizoi se SHBA  do të vazhdojnë të ndërmjetësojnë për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe pajtimin përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës.

“Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, tha Escobar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd