Transmetuar më 01-06-2023, 17:50

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Klos.

Një person ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ai ka marrë lëndime të shumta dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Në fshatin Dars, bashkia Klos, shtetasi D.D., duke drejtuar motorçikletën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motorçikleta ka dalë nga rruga. Shtetasi D.D., është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.