Transmetuar më 01-06-2023, 12:09

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Tiranë disa ditë më parë, ku një fasonerie iu vendos lëndë shpërthyese.

Policia arriti të identifikonte ditën e sotme autorin që kishte urdhëruar vendosjen e tritolit në fasonerinë, në pronësi të një shtetasi italian. Emond Arapi kishte paguar një 16-vjeçar për ta kryer shpërthimin, nga i cili fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Konflikti mes Arpait dhe itlaianit është i hershëm, teksa mes tyre ka pasur konflikte të shpeshta. Po ashtu, mësohet se italianit i ishte vendosur gjobë 100 mijë euro nga Edmond Arapi, ndërsa e ka kërcënuar edhe më parë që t’i jepte paratë.

I mituri tregoi se Arpai e kishte paguar me 100 mijë lekë për të vendosur tritolin, duek i kërkuar që në asnjë mënyrë të mos e nxirrte emrin e tij. Të dy kanë përfunduar tashmë në pranga.