Transmetuar më 31-05-2023, 23:28

Itali- Trupi i pajetë i një shtetasi shqiptar është gjetur në ujërat e lumit PO në Itali.

Viktima quhet Bledar Muça, 38-vjeç dhe me origjinë nga fshati Dushk, Lushnje.

38-vjeçari shqiptar ishte larguar nga shtëpia e tij në Occhiobello të shtunën më 27 Maj dhe gruaja e tij kishte dhënë alarmin në polici.

Prej disa ditësh zjarrfikësit, zhytësit dhe helikopterët u vunë në kërkim të shqiptarit. Trupi i tij u gjet sot pranë urës për Ro Ferrarese.

Ka dyshime se shqiptari është vetëhedhur nga ura, por motivet ende nuk dihen.

Miqtë dhe familjarët e shqiptarit thonë se ai ishte ishte një djalë dhe një baba shumë i mirë.