Tentuan të vrasin një person, por u zbuluan nga policia, ja kush janë tre emrat e shpallur në kërkim
Transmetuar më 31-05-2023, 12:47

Berat- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i parandaluar mëngjesin e sotëm ndaj një personi në Berat.
Mësohet se Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora janë tre anëtarët e grupit kriminal që janë shpallur në kërkim pasi tentuan të kryenin atentatin, i cili dështoi pasi u zbulua nga policia.
Uniformat blu ishin nisur për arrestimin e tyre, por ata arritën të largoheshin, duek u arratisur në pyll.
Ndërkohë, policia kan joftuar në në banesën e Ermalë Gorës, pas kontrolleve u sekuestruan 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.