Transmetuar më 31-05-2023, 12:45

VLORË- Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme pranë ambienteve të IEVP Vlorë (në ambientin e paraburgimit).

Drejt vendngjarjes është nisur menjëherë 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë. Fatmirësisht vatra e zjarrit ka qenë në ambientet e shkurreve në afërsi të institucionit, dhe nuk është përhapur në godinë.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët, duke bërë që situata të mos ishte akoma më tragjike