Transmetuar më 31-05-2023, 09:02

Axel Hoxha, i riu që vrau me thikë disa javë më parë 20-vjeçarin Stiven Toshkezi dhe shoku i tij, Ensi Maze, do vijojnë të qëndrojnë në bug.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshmë ka miratuar shkallën e parë duke lënë në burg dy të rinjtë.

Prokuroria e akuzon Hoxhën për vrasje me deshje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ndërsa mikun e tij për vrasje të kryer ne bashkëpunim.

Nga hetimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se, Hoxhaj është personi që konfliktohet me Toshkezin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra i shkaktoi edhe vdekjen.

Ndërsa Enzi Maze gjate kësaj kohe ka bllokuar derën e makinës ku mdodhej viktima me nje shokun e tij, që ky i fundit mos ndërhynte për të mos i ardhur në ndihmë atij apo për të mos shuar sherrrin.

Konflikti mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze.

Kjo e fundit ka treguar përballë hetuesve se ishte në një lidhje me 20-vjeçarin por është ngacmuar nga shoku i dy adoleshentëve, Arbër Murataj.

Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konflitkuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit.