Transmetuar më 30-05-2023, 15:38

Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai, ka dalë në një deklaratë për mediat, pas marrjes në pyetje nga SPAK.

Isai deklaroi se ishte hirrur në lidhje me një ngjarje që sipas tij ka ndodhur shumë kohë më herët dhe nuk ka lidhje me krimet zgjedhore. Ai shtoi se në SPAK është thirrur thjesht si një person që ka dijeni dhe jo dëshmitar.

“Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, kam qenë I thirrur si person që ka dijeni. Ka lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë por si institucion në dijeni. Se kë po heton i takon prokurorisë, unë jam pyetur si person që ka dijeni, hetuesit janë në humor pse të mos jenë në humor”, ka thënë ai.