Transmetuar më 30-05-2023, 09:51

Tiranë- Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë disa vite më parë, ka folur nga burgu 313.

Ai i është përgjigjur Dan Hutrës për të gjitha komentet që ai ka bërë 1 muaj më parë, në një intervistë, ndërsa ka treguar se si janë njohur dhe bisedat mes tyre në qeli.

“Dan Hutrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Ma kanë sjellë pa dëshirën time. Pa të gjitha dhomat e sektorit, kërkoi të vinte te unë. Sepse ai ishte qëllimi i tij, më tha nuk ndihem mirë me të tjerët do rri me ty. Pasi më thanë që ka qenë në burg për një vrasje e refuzova. Thashë nuk rri në dhomë me të. Kam hallet e mia.. Ndërhyri komanda, nuk pranon ai që të rri në dhomë me të tjerët, ka thënë: Nuk rri në dhomë me legena.

Shefi më tha mbaje për hatrin tim. Kena qenë 4 veta në dhomë. Pastaj filloi unë të ndihmoj, të nxjerr nga burgu, unë kam një mik te spitali i burgut. Sesi me u afru. Marrëdhëniet i kemi pasur mirë, derisa filloi të fliste. Më pas thoshte jo njof, jo të nxjerr nga burgu, jo paguaj 150 mijë euro që ti të dalësh nga burgu.

Pastaj e sollën te godina tjetër, te ajo që quhet e SPAK-ut. Ai thoshte do vras policinë, do vras këdo, prandaj doja ta hiqja nga dhoma. Ai ka përmendur dhe emra, mos merrja unë në telefon ai ishte duke bërë masakër jashtë.”- tha Kurti.