Transmetuar më 30-05-2023, 07:59

Shqipëria

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri; për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore verilindore – juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Kosova

Vijon nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, republika e Kosovës duke bërë që; mëngjesi të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ndersa pasditja do të sjellë, vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Kosovës.

Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës.