Transmetuar më 29-05-2023, 12:05

Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ishte dje i ftuar në rubrikën më të re “E Diell Folk” në Top Channel, ku nuk u shpëtoi pyetjeve rreth “Big Brother VIP 2”.

I pyetur se ‘kujt do i hidhte gliko për t’a ëmbëlsuar dhe kripë në gjellë’, Maestro tha: “Vëllait të Madh glikonë, kripën Kristit”,

Sipas tij, Kristi ka ndryshuar sjellje ndaj tij kur ishin në nominim dhe kjo nuk i ka pëlqyer. Ish- banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se e ka vlerësuar Kristin, e për këtë është zhgënjyer nga ai.

Pjesë nga intervista:

Ervin Kurti: Kujt do t’i jepje gliko për t’a ëmbëlsuar dhe kujt do t’i hidhje kripë në gjellë?

Armaldo Kllogjeri: Vëllait të Madh do i jepja glikonë

Ervin Kurti: Ndonjë prej banorëve kujt do i hidhje kripë, kështu shëllirë komplet?

Armaldo Kllogjeri: Kristit

Lei Kraja: Ua, nuk e prisnim Kristin

Armaldo Kllogjeri: Sepse ja kam bërë gjellën gjithmonë, mëngjesin, drekën dhe darkë

Ervin Kurti: Je i sigurt për këtë? Po të jap edhe një mundësi që ta ndërrosh përgjigjen

Armaldo Kllogjeri: Ju doni të them Luizin?

Ervin Kurti: Jo, për Kristin je i sigurt?

Krist Aliaj: Maestro, kam një pyetje, jam një fans nga Belgjika dhe dua të të pyes pse e ke inat Kristin? Nuk e kam kuptuar asnjëherë

Armaldo Kllogjeri: Kristi për mua ka qenë një djalë shumë i mirë në fillimet e tij. Në momentin që ne të dy dolëm në nominim, ai u bë shumë agresiv, shumë djalë që ofendonte, fliste pak rëndë, edhe kur dola unë nga shtëpia. Unë e kam vlerësuar dhe duke e vlerësuar, u zhgënjeva