Transmetuar më 29-05-2023, 10:21

Shkodër- Përplaset me motor, humb jetën i riu në Shkodër

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”.

Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.