Transmetuar më 28-05-2023, 21:31

Avniu është një baba që ka sjellë djalin e tij, Eranieon në “Shihemi në Gjyq”. gjithashtu, të pranishëm në publikun e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ndodhen bashkëshortja, Flora dhe nipi i sa, Jurgeni i cili ka një marrëdhënie shumë të afërt me Eranieon. Problemi qëndron te llogaria familjare bankare në të cilën Avniu dhe Flora kanë depozituar kursimet e 30 viteve punë.

Prej pak vjetësh, ata shihnin se Eranieo ishte mbyllur në vetvete dhe nuk iu tregonte çfarë kishte. Një ditë, Avniu shkon në bankë dhe zbulon se llogaria nuk ka asnjë qindarkë brenda. Flora i ka thënë se nuk ka marrë asgjë dhe Eranieo e mohon gjithashtu.

Avni: Unë kam 30 vjet që banoj në Itali, që punoj në Itali, kam shkuar me gomone, edhe b*tha më është lagur duke shkuar me gomone për të rritur këta fëmijë, për ti edukuar, për t’i mësuar si çdo prind për fëmijën e vet. Deri tani ka ardhur koha që mua fëmija… kjo s’mban më ujë pilafi, s’di çfarë të flas më. Mua fëmija im më ka bërë të paparën, nuk ka burrë nëne…

Eni Çobani: Po mirë, keni komunikuar, e keni pyetur, çfarë ka thënë?

Avni: E kam pyetur, i kam bërë të gjitha veprimet. Nuk ka qenë kështu, kohët e fundit, ka 3-4 vjet që më bën mua ashtu. Çfarë halli ke?

Eranieo: Po s’kam asnjë hall unë o zotëri.

Avni: Më trego çfarë halli ke? Kush të flet ty që nuk flet me mua? Kush të flet more zotëri?

Eranieo: Asnjë hall nuk kam.

Avni: Një hall e ke ti se si ka mundësi?

Eni Çobani: Eranieo, lekët në bankë i ke lëvizur apo jo?

Eranieo: Jo zonja Eni, s’i kam lëvizur.

Avni: Po ku shkuan lekët pra?

Eranieo: S’i kam lëvizur pra lekët. Lekët s’kanë lëvizur gjë.

Avni: Po pse s’ka lekë në bankë pra?

Eranieo: Po kam dalë me shokët e mi. Kam dalë për qejfin tim. Kam dalë mo.

Avniu thotë se në vitin 1995 ka shkuar në Itali dhe ka krijuar jetën atje. Në llogarinë e përbashkët bankare ai dhe Flora kanë depozituar më shumë para sepse Eranieo është ende i ri dhe punon prej pak kohësh.

Avni: Unë dua djersën time, nuk e lë unë pa marrë djersën time! Nuk ke shans ti!

Eni Çobani: Pikërisht, në këto 4 vjet që ju keni parë që djali juaj nuk është më si më parë, sju komunikon, nuk ju flet, juve…

Avni: Zonja Eni, atë dua të di…

Eni Çobani: Ju si prind, çfarë keni bërë me djalin? E keni pyetur, e keni ulur, e keni diskutuar?

Avni: E kemi pyetur, e kemi ulur, e kemi biseduar, nuk na tregon gjë.

Eranieo: S’kam çfarë të të tregoj ty njëherë./tvklan.al