Transmetuar më 27-05-2023, 18:27

ITALI- Qytetarët e avionit të linjës Pescara-Tirana kanë hasur probleme ditën e sotme. Kjo pasi avioni nuk është ulur në Rinas, për shkak të kohës së keqe në Tiranë.

Mësohet se pas gati dy orësh që ka qenë në ajër, avioni është kthyer në Itali dhe është ulur në Brindisi. Ende nuk dihet se sa do të vazhdojë kjo situatë, për shkak se qytetarët nuk kanë marrë një përgjigje se kur do të niset avioni sërish për në Tiranë.