Transmetuar më 27-05-2023, 13:34

Lezhë- Trafik droge drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe realizuar me sukses operacionin "Mbikalimi". Ky operacion është rezultat i përdorimit të inteligjencës informative dhe vijon përpjekjet për goditjen e trafikantëve të drogës në rajon.

Në një ndërhyrje të menjëhershme, autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të dyshuar, të identifikuar si Fran Perlika., 55 vjeç, nga Rrësheni dhe Neritan Torsuni, 25 vjeç, nga Tirana. 55-vjeçari u kap në vendin e njohur si "Mbikalimi i Rrëshenit", në Rrugën e Kombit, ndërsa po tentonte të shiste një sasi prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që i përkiste shtetasit neritan Torsuni

Hetimet e deritanishme tregojnë se sasia e lëndës narkotike ishte e destinuar për trafikimin drejt Malit të Zi, një destinacion i rëndësishëm për krimin e organizuar të drogës në rajon.

Materiali i konfiskuar, përfshirë lëndën narkotike, automjetet, celularët dhe shuma e parave, është sekuestruar si prova materiale. Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.