Transmetuar më 27-05-2023, 11:20

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme tek emisioni “Më lër të flas” në Top Channel, ku është pyetur se sa paguhet në koncertet që ai bën.

Maestro ka refuzuar të tregojë një shifër konkrete, por i premton Romeo Veshajt, se kur të shkojë në koncertin e radhës do i tregojë sa do paguhet.

I pyetur nëse merr për një koncert 10 mijë euro, ai e mohon një gjë të tillë.

Pjesë nga intervista:

Romeo: Maestro pagesa që t’i merr për një koncert është 10 mijë euro?

Armaldo: Joo!

Romeo: Jo more mos e dhëntë Zoti!

Armaldo: Po joo!

Romeo: Sa merr?

Armaldo: Unë marr aq sa është tregu.

Romeo: Po le sa është tregu, se tregu është 10, 15 dhe 20.

Armaldo: Shiko kur të bëj koncertin e radhës do të të them, do të të marr në telefon.

Romeo: Më thuaj se i bën dhe promovim vetes mo. Armaldon ju mund ta merrni vetëm për…?

Armaldo: Vetëm për gëzime familjare, koncerte, për të gjitha.