Transmetuar më 27-05-2023, 11:12

Durrës- Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës.

Ngjarja ndodhi më 21 maj brenda një lokali në Kavajë.

Ndërsa shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë, është lënë i lirë.

Edhe sot në Gjykatë ai tha se nuk kishte asnjë ide për vrasjen e ndodhur. Shoku i tij, para gjyqtarit Olti Skrame, Habib Rexha ka deklaruar se nuk e vrau për gjakmarrje por se ndjehej i kërcënuar prej tij, ndaj edhe vendosi që ta vriste. Pasi e qëlloi me pistoletë, Habib Rexha u largua për në vendlindjen e tij, në Kukës, por u vetëdorëzua në Polici. Ndërsa shoku i tij u prangos disa ditë më pas, pasi akuzohet për bashkëpunim në krim.

HASMËRIA MES FAMILJEVE

Sherri mes dy familjeve ka nisur në muajin mars të këtij viti kur u përplasën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. E gjitha pasi Gosa e shau për origjinën dhe i tha "malokët nuk kanë vend në Kavajë" dhe më pas nisi ta qëllonte me thikë edhe pse kishte të birin e mitur për dore. Rexha e qëlloi me armë zjarri, e si përfundim të dy ndërruan jetë në vend. Por situata nuk është qetësuar! Kur familja Gosa mendonte se hasmëria ishte mbyllur sepse të dy të përfshirët në ngjarje kishin vdekur, kishin harruar djalin e mitur. Familja Rexha e konsideronte edhe atë si një viktimë të mundshme, ndaj edhe Habib Rexha u kthye nga Gjermani për të marrë hakun dhe më pas u largua në drejtim të Kukësit. Deri në vetëdorëzimin që bëri dje.