Transmetuar më 27-05-2023, 09:39

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Djimsiti, bëri prognozën e transfertës së sotme në “San Siro”, kundër Interit. Një ndeshje që mund ta valorizojë “Hyjneshën” në zonën e Champions League.

Lukaku, Lautaro, Dzeko, Corea; me cilin nga të katër do të jetë më e vështirë të duelosh?

Lukaku është i vetmi, shumë i vështirë për t’u markuar. Dhe ai është gjithashtu i shpejtë.

A të kujtohet goli ndaj Interit, në vitin 2018?

Ishte 11 nëntori 2018, goli im i parë në Serie A. Një kujtim i mirë dhe një nxitje e mirë, veçanërisht për ata që ishin atje. Një nga ndeshjet më të mira të luajtura me Gasperinin. Sot goditjet e lira i ekzekutojnë Koop, Muriel dhe Zappacosta: Unë jam këtu…

Çfarë pe tek Interi kundër Fiorentinës?

Lojtarë cilësorë, shumë përvojë. Ata dinë të fitojnë edhe kur nuk luajnë shumë mirë.

A janë ata skuadra më e mirë në Serie A?

Tani që Napoli e ka fituar titullin, unë do të thoja po.

A do të jetë një avantazh për ju përballja me ta 72 orë pas finales së Kupës së Italisë?

Jo. Kur luanim në Evropë, pra çdo tri ditë, ishte shumë më mirë për mua. Fito ose humb, duhet të harrosh çfarë ndodh, rifillo diçka tjetër menjëherë. Ashtu si do të bëjë Interi.

Liga e Kampionëve; një keqardhje apo ende një shpresë?

Për sa kohë që ka një shans, është edhe një shpresë… Më pas, ndoshta do të jetë keqardhje. Në rast keqardhjeje do të qortojmë veten për mungesën e vazhdimësisë. I kishim shanset.