Transmetuar më 27-05-2023, 08:42

Një plagosje me armë ka ndodhur mesnatën e djeshme në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku është qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

Policia ka bërë me dije se pas një konflikti të çastit, ai është përplasur fizikisht me disa presona, ku dhe më pas ka përshakallëzuar në përdorimin e armës.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe ka shpallur në kërkim personat: Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.