Transmetuar më 26-05-2023, 16:33

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, ku ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë ë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri nga 179 lekë deri sot.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.