Transmetuar më 26-05-2023, 15:43

Maliq- Ngacmoi një të mitur, arrestohet 21-vjeçari në Maliq.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë E. D., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.