Transmetuar më 26-05-2023, 15:27

Nuk përbën sekret fakti se Georgina Rodríguez është adhuruese e luksit dhe modës. Influencuesja shfaqet me bizhuteri, çanta dhe veshje të ndryshme shumë të shtrenjta në rrjetet e saj sociale.

Në fakt, në postimin e saj të fundit në Instagram, partnerja e Cristiano Ronaldos shfaqet me një orë ekskluzive të markës "Rolex". Është modeli "Cosmograph Daytona" i artë, me numërator jeshil, çmimi i saj në treg është rreth 80 mijë euro.

Kutia dhe byzylyku i saj "Oyster" 40 mm janë bërë nga ari i verdhë 18 karat. “Love what you do”, – shkruhet në postimin e Georgina Rodríguez ku ajo mburret me këtë orë shumë të shtrenjtë dhe ekskluzive të firmës "Rolex". Në një prej imazheve, influencuesja fokusohet drejtpërdrejt te ky model i markës prestigjioze.

Georgina Rodríguez e shton këtë orë në listën e saj të luksit, që përfshin makina të mëdha, jahte ose avionë. Gjatë Kupës së Botës në Katar, influencuesja është mburrur me një model tjetër "Rolex", konkretisht "GTM ICE", çmimi i së cilës shkon rreth 460 mijë euro.