Transmetuar më 25-05-2023, 20:59

Edhe kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialsite, Taulant Balla, duket se është “fans” i Luizit.

Balla ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto bashkë me të bijën dhe këngëtarin Luiz Ejlli .

Kujtojmë se një javë më parë Luizi ishte i ftuar në podcoast-in e kryeministrit Edi Rama, ku zbuloi planet e tij për të ardhmen. Luizi u shpreh se në të ardhmen do merret me muzikë dhe me filma.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, Luizi tregoi haptas mbështetjen e tij për kandidatin Socialist për bashkinë Shkodër, Benet Beci, i cili fitoi kundrejt Bardh Spahisë.