Transmetuar më 25-05-2023, 18:13

Këngëtarja e famshme shqiptare Dafina Zeqiri përmes një postimi në Instagram ka ndarë disa foto të sajat me fustan nusërie, duke paralajmëruar se së shpejti do të martohet. Ajo e shoqëron postimin e saj me përshkrimin se “gjërat më të bukura ndodhin papritur”.

Dafina Zeqiri prej vitesh tashmë është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin edhe ka bërë disa bashkëpunime muzikore.

Së fundmi çifti u përfol edhe për një ndarje, sepse këngëtarja kishte kërkuar të bëhej nënë.