Transmetuar më 25-05-2023, 11:40

Tiranë- Kryeministri Edi Rama deklaron se deri në prillin që vjen, paga mesatare në Shqipëri parashikohet të mbërrijë në vlerën 900 euro.

“Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht që do rriten edhe pagat e tjera, por me këtë që po bëjmë sot ne ngjitemi në shtetet më të paguara të rajonit.

Të tjerat janë dokrra hiri. Po pse nuk e kemi bërë më para dhe pse sot nuk jemi në të njëjtën situatë me rajonin? Për të vetmen arsye se ne jemi përballur me situata që rajoni si ka pasur. Tërmeti ndodhi në Shqipëri jo në rajon. Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës.

Ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot për të gjitha familjet dhe biznesi, por kryeshisht biznesin e vogël, funksionon dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet shqiptare dhe biznezi i vogël nuk është vlera e plotë e faturave. Ajo që ata paguajnë ata është vlera e faturave para pandemisë. Me të vërtetë ra çmimi i energjisë ndërkombëtarisht por jo në këto vlera”- tha Rama.