Transmetuar më 25-05-2023, 09:00

Simone Inzaghi konfirmohet gjithnjë e më shumë si mbreti i kupave, duke pasur sukses në Kupën e Italisë edhe me Interin. Ky është trofeu i tretë i kompeticionit kombëtar si trajner zikaltër. Një sukses që e çon trajnerin në suksesin e shtatë nga tetë finalet e luajtura, me shtatë të fituara radhazi, pas “nokautit” të parë të pësuar me Juventusin.

Një finale e fituar me vështirësi 2-1 për zikaltrit, kësaj here ndaj Fiorentinës, me trajnerin që tha se ishte krenar dhe i kënaqur: "Jam i lumtur sepse fituam një kupë që e donim. Synonim ta rikonfirmonim veten pas vitit të kaluar. Djemtë luajtën mirë”.

Disa fjalë për kundërshtarin vjollcë: "Përballë kishim një ekip të vlefshëm, që na shqetësoi shumë. E nisëm me qasje të gabuar, zakonisht nuk e bëjmë". Më pas Inzaghi duartrokiti skuadrën e tij për përmbysjen e lojës: "Djemtë ishin shumë të mirë, ne arritëm të qëndronim në lojë dhe e përmbysëm rezultatin. Mundëm një ekip të vlefshëm".

Finalja e parë e fituar, tani mendimet nuk mund të mos shkojmë te “akti i fundit” i Champions League kundër Manchester City: "Duam të luajmë gjithçka dhe në maksimumin tonë. Kemi dy ndeshjet e fundit të kampionatit dhe më pas finalen e madhe të Stambollit. Duam të vazhdojmë kështu”.

Një përmendje e veçantë edhe për Lautaro, autor i 2 golave: "Bravo e madhe për të, si dhe gjithë ekipin".