Transmetuar më 24-05-2023, 21:23

Adhurohej nga miliona fansa në mbarë botën, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare “Mbretëresha e Rock’n Roll”, Tina Turner.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj që ka deklaruar “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.

"Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model."

Ylli i njohur ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të rrokut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do with It. Ajo shiti më shumë se 180 milionë albume dhe fitoi 12 çmime Grammy.

Ajo lindi më 26 nëntor 1939 dhe u rrit në Nutbush, Tennessee. Ajo ka treguar se kur ishte fëmijë kishte mbledhur pambuk me familjen e saj. Tina këndoi në korin e kishës së qytetit të vogël dhe kur ishte adoleshente këndoi në grupin e Ike në St Louis.