Transmetuar më 24-05-2023, 18:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Tsilivi të Zakynthos , pas tragjedisë që tronditi gjithë Greqinë në Arta, ku një foshnjë 5.5 muajshe humbi jetën pasi babai i tij e la në makinë për disa orë.

Sipas informacioneve të ImeraZante, një çift danez lanë në makinë fëmijën e tyre një vjeçar për të bërë pazar.

Kalimtarët kanë parë fëmijën brenda automjetit dhe kanë njoftuar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e ekipit të DIAS-it, të cilët kanë marrë foshnjën, nga ku mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar me autoambulancë në spital për arsye parandalimi.

Sipas vlerësimeve të policisë, fëmija ka qenë i vetëm në makinë për mbi 30 minuta.

Nëna 34-vjeçare dhe partneri i saj 31-vjeçar u arrestuan me akuzën e rrezikimit të një të mituri dhe do të procedohen automatikisht.