Transmetuar më 24-05-2023, 13:09

Edhe pse zëvendëspresidenti ekonomik i Barçës, Eduard Romeu, mohoi në intervistën që bëri një javë më parë se klubi i Barçës ka kryer një studim mbi fizibilitetin e kthimit të Messit dhe se sa mund të matet kthimi i tij në lidhje me përfitimin ekonomik, "Sport" siguron se ka një raport të brendshëm që vlerëson injeksionin ekonomik për subjektin e drejtuar nga Joan Laporta në 230 milionë euro.

Gjithmonë sipas "Sport", Barça do të arkëtonte 150 milionë më shumë nga sponsorët (informacionet kujtojnë se PSG u rrit 13% në sponsorë dhe 60% në shitjet e fanellave me ardhjen e shtatë herë fituesit të "Topit të Artë") dhe 80 milionë nga biletat.

Përfitimi neto i nënshkrimit të tij, pasi t’i zbritet paga, e cila mund të jetë rreth 25 milionë euro, plus investimi i klubit për t’u marrë me inkorporimin e tij, do të ishte rreth 100 milionë euro.

Nënshkrimi i Messit është në një fazë vendimtare deri në atë pikë sa Barça shpreson që këtë javë La Liga do t’i japë dritën jeshile planit të qëndrueshmërisë financiare dhe mund të nisë ofensivën e saj përfundimtare për të rikthyer ish-kapitenin.

Shtatë herë fituesi i "Topit të Artë" vazhdon të refuzojë ofertën e rinovimit nga PSG dhe një tjetër astronomike nga futbolli saudit, i cili ditët e fundit ka shtuar edhe propozimin e tij.

Megjithatë, në moshën gati 36-vjeç, paratë nuk janë më prioritet për argjentinasin, i cili ka një lidhje emocionale të përjetshme me Barçën dhe u shkëput në verën e vitit 2021.

Ndoshta e ka menduar këtë për të mos u kthyer si lojtar. Megjithatë, ajo derë është hapur muajt e fundit dhe tifozët e Barcelonës janë shumë të emocionuar për rikthimin e tij.