Transmetuar më 24-05-2023, 12:17

Ish-finalistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Dea Mishel Hoxha, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Gjatë kësaj interviste, Dea ka rrëfyer disa situata të sikletshme me njerëz që e kanë kërcënuar në rrjetet sociale dhe në publik.

“Një ditë, më ndoqën disa njerëz në këmbë. Sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua. Kishin pirë pak. Hipa në makinë dhe ika. Kur kam qenë brenda shtëpisë, kishte njerëz që kishin shkruar në Instagram-in tim, ta di shtëpinë, do vij dhe do të të vras. Se di pse mendonte se unë do ti lexoja ato mesazhe, se kam qenë brenda”, tha Dea.

Gjatë reality show-t, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri tregon se u bë më e ashpër për të përballuar eksperiencën.

“Nuk kam nerva apo shpërthime ekstreme. M’u desh të ndrydhja anën time, që i merr gjërat lehtë, anën time feminile. Aty u bëra më e ashpër”, tha ajo.