Transmetuar më 24-05-2023, 10:53
Këngëtari i dashur për publikun, Ylli Limani, e ka gati projektin e ri muzikor. Nga postimet e tij në rrjetet sociale, ai ka lënë të kuptohet se kënga do të publikohet brenda pak ditësh.
Por jo vetëm kaq! Pasi në një postim në profilet e tij në rrjetet sociale, artisti i ka habitur të gjithë me modelen që ka në krah, e cila do të jetë pjesë e videoklipit.
Bëhet fjalë për modelen e njohur Inge Ladd. 63-vjeçarja gëzon një karrierë të bujshme pasi ka qenë edhe imazh i shumë markave të njohura.
Askush nuk e priste! Zbuloni kush është modelja 63-vjeçare
Në mesin e tyre, ajo njihet më shumë si imazhi i Gucci-it.
Titulli i këngës është ‘’U kry’’ ndërsa 26 maji është zgjedhur si datë për ta prezantuar për publikun.