Transmetuar më 24-05-2023, 10:03

Gjermani- Publikohet foto e Besmir Ademi nga komuna e Mitrovicës që është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij Jetmira Beka. Sipas familjarëve të viktimës, i dyshuari vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Jetmira Beka, 28 vjeç, u vra nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë. Ai e ka goditur disa here me thike. Lidhur me rastin tragjik, ka folur Xh.B., familjar i viktimës.

Xh.B., deklaroi se 28-vjeçarja kohët e fundit ishte ndarë me burrin e saj 37-vjeç dhe se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Në momentin e tragjedisë, ai tha se viktima kishe qenë me motrën e saj e cila po ashtu është plagosur me thikë në dorë nga i dyshuari. Ai deklaron se krimi ndodhi në sytë e motrës 18-vjeçe.