Transmetuar më 23-05-2023, 14:46

GREQI- Një krim makabër ka ndodhur para syve të një 8-vje♪5ari në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Stratoniki në Halkidiki, ku djali 8-vjeçar pa të atin të vriste nënën me pushkë dhe më pas të bënte vetëvrasje brenda shtëpisë së tyre. Protothema raporton se 8-vjeçari ka mbetur i plagosur nga plumbat dhe i është nënshtruar një operacioni.

Sipas informacineve, fëmija qëndroi 5 orë në pellgjet e gjakut. Vogëlushi është gjetur në krahët e nënës së tij, ndërsa për disa orë pas vrasjes ka ecur i vetëm në shtëpi, duke lënë gjurmë që policia ka gjetur gjatë hetimeve. Ndërkohë drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, George Tsikopoulos njoftoi se i gjithë stafi i spitalit është i tronditur nga ngjarja tragjike dhe është përkushtuar mbi tetëvjeçarin për ta ndihmuar.

‘Jeta e fëmijës nuk është në rrezik për momentin, nuk e dimë për të ardhmen por është në duar shumë të mira në Repartin e Fëmijëve Hipokrati. Kolegët japin gjithçka për fëmijën, siç bëjnë për të gjithë fëmijët, por për këtë edhe më shumë dhe besoj se do të shkojë mirë”,- tha ai.

Gjithashtu mësohet nga persona që e njihnin familjen, se gruaja fatkeqe kishte shprehur qëllimin për t’u divorcuar nga bashkëshorti pasi kishin pasur grindje dhe dyshohet se kjo është arsyeja që 36-vjeçari e vrau mëngjesin e së hënës. Viktima dyshohet se e kishte paralajmëruar 36-vjeçarin në një përleshje së fundmi se do të bënte kërkesë divorci dhe do të largohej me dy fëmijët e tyre të mitur.