Transmetuar më 23-05-2023, 09:38

Manchester City ka nisur festimet pasditen e së dielës për fitimin e titullit të Premier League. Lojtarët e drejtuar nga Pep Guardiola festuan fitoren në stadiumin "Etihad" të shoqëruar nga partneret dhe fëmijët e tyre, më pas shkuan në një diskotekë të Manchesterit për të vazhduar festën.

Festa per la vittoria della Premier League, Haaland e fidanzata si presentano… in pigiama- immagine 2

Festë e madhe në fushë, në dhomat e zhveshjes, por edhe në një klub të njohur dhe ekskluziv të qytetit. Në qendër të vëmendjes ishte natyrisht Erling Haaland, i cili u shfaq i veshur me pizhame mëndafshi blu të çelët, me inicialet e tij të qëndisura në gjoks.

Erling Haaland was pictured wearing sky blue pyjamas at a Manchester nightclub on Sunday for Man City's title celebration

E fejuara e tij, Isabel Johansen kishte veshur gjithashtu një lloj kostumi mëndafshi, ndonëse shumë elegante, e kombinuar me taka të larta dhe një çantë Chanel blu të çelët. Të gjithë prozhektorët ishin për ta dhe pamjen e tyre të pazakontë e të rafinuar të mbrëmjes.