Transmetuar më 22-05-2023, 18:53

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në kampionatin francez fundjavën që kaloi.

Lojtari i Montpellier në Ligue 1, Issiaga Sylla mësoi gjatë ndeshjes në fush se nëna e tij kishte ndërruar jetë. Sylla u ngushëllua nga shokët e skuadrës, të cilët u munduan t’i qëndronin pranë në një moment të vështirë si ky.

Megjithatë Sylla e mbylli ndeshjen deri në fund, e cila sa i përket aspektit sportiv Montpeiller e fitoi me shifrat 3-0.

Shembulli i forcës dhe profesionalizmit të Sylla në një moment të vështirë ka bërë jehonë në mediet botërore.