Transmetuar më 23-05-2023, 08:20

Erling Haaland është në një moment shumë të ëmbël të karrierës së tij. Në sezonin e parë te Manchester City ka arritur të shpallet kampion i Premier League dhe do të sigurojë finalen e tij të parë të Champions League (kundër Interit), pasi mposhti Real Madridin në gjysmëfinale.

Por, mes kaq shumë sukseseve në sport, norvegjezi e shfrytëzon kohën e lirë edhe për punë të tjera, si p.sh. argëtimi me disa nga hobet e tij të preferuara, si video-lojërat, diçka për të cilën ka folur tashmë më parë, si në një intervistë të fundit që dha pas thyerjes së rekordit të golave në Premier League: "Do të shkoj në shtëpi tani dhe do të luaj video-lojëra, më pas do të fle".

Una imagen del videojuego Minecraft, al que juega Haaland con sus amigos.

Lidhur me video-lojërat në fjalë, sulmuesi 22-vjeçar ka preferuar të mos thotë asgjë, duke theksuar se është “shumë e turpshme”. Tani, pasi foli për këtë, ishte vetë Haaland ai që ndau në Instagram një imazh të hobit të madh, i cili nuk është tjetër veçse të luajë ‘Minecraft’. Kjo është video-loja më e shitur në histori dhe një nga më të njohurat në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Ekipi”, – ka shkruar Haaland në postimet e tij, teksa ka ndarë një imazh të video-lojës në të cilën ka luajtur me disa nga miqtë e tij. Një publikim që ka ngjallur pritshmëri të mëdha dhe është duartrokitur nga shumë fansa të tij, të cilët kanë komentuar në rrjetet sociale gëzimin e tyre kur e panë duke luajtur këtë video-lojë të famshme.