Transmetuar më 21-05-2023, 15:07

GREQI- Me kalë dhe i shoqëruar nga një… gomar i vogël, kështu shkoi në qendrën votimit një fermer 50-vjeçar nga Greqia. Siç shkruan faqja argolikeseidhseis.gr, Aristides Tsirikos zgjodhi këtë mënyrë për të protestuar për situatën politike të krijuar në Greqi.

Tsirikos shoqërohej me kalë nga dy vajza gjermane, të cilat ndodheshin në Greqi me pushime dhe donin ta mbështesnin në këtë protestë të veçantë.