Transmetuar më 19-05-2023, 18:41

SHBA- Policia në Miami është në kërkim intensiv të një zonje të panjohur, e cila dyshohet se ka droguar një burrë që ka takuar në një takim dhe më pas e ka grabitur.

Ata dyshojnë se ajo i ka vjedhur bizhuteri dhe ora në vlerë 600 mijë dollarësh, duke përfshirë dy Rolex, shkruan NY Post.

Pasi u takua me burrin në një bar në Wynwood më 8 maj, gruaja e paidentifikuar u ftua përsëri në tavolinën e tij rreth orës 5:30 të mëngjesit, ku ajo e drogoi me pije, thotë më tej policia.

Autoritetet besojnë se ajo është në mesin e të 30-ave. Burri thirri policinë pasi u zgjua rreth mesditës, dhe gjeti kasafortën e tij të hapur dhe bizhuteritë e tij të zhdukura.

Ndër artikujt e shtrenjtë që ajo grabiti ishin një Rolex Daytona Rainbow me diamante dhe një Rolex Sky-Dweller. Jo vetëm kaq por akuzohet se ka vjedhur edhe një zinxhir ari, byzylykë, syze dielli Cartier dhe një unazë diamanti prej ari rozë, tha policia.

Pamjet e kamerave tregojnë të dyshuarën në ashensor me burrin brenda ndërtesës së tij, dhe përsëri teksa ajo po dilte nga banesa e tij.

Ndërsa bën daljen e saj të nxituar, ajo është parë duke mbajtur dy gota blu në njërën dorë. Detektivët thonë se nuk ishte aksident, por se ajo e bëri atë në mënyrë që ata të mos zbulonin ADN-në e saj. Ajo mori dhe gotën e tij, që të mos merrnin vesh se çfarë droge kishte brenda. Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e grabitëses.