Transmetuar më 18-05-2023, 18:51

Itali- Seksi edhe të vdes!

Një burrë 50-vjeçar, kreu marrëdhënie seksuale për 24 orë dhe rrezikon të vdesë.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se ai është shtruar në reanimacion në Grosseto. Tgcom24 bën të ditur që burri është me origjinë gjermane, ishte me pushime në Toskanë me gruan e tij. Çifti kishte marrë MDMA.

Sipas detaje mësohet se ai pothuajse vdiq pas një maratonë seksuale 24-orëshe, ndërsa ishte nën ndikimin e ekstazisë. Burri u transportua në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Grosseto-s, ku mbërriti në gjendje shoku septik.

Pas afro një jave shtrimi në reanimacion, gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet. Siç raporton Maremma Oggi, ishte gruaja e 50-vjeçarit ajo që u tha mjekëve të urgjencës se çfarë kishte ndodhur.