Transmetuar më 18-05-2023, 12:21

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur ditën e djeshme Elbasanin dhe jo vetëm. Autori i identifikuar si Tafik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, motrën e gruas.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar së fundmi edhe moderatorja Fjoralba Ponari. “Femicid. Vrasje e grave thjesht se janë gra. Format e abuzimit të këtij krimi përfshijnë: përdhunimin, dhunën psikologjike, pengimin e zhvillimit të lirë, autonominë e grave, skllavërinë seksuale, abuzimin fizik, dhunën në familje, torturat, gjymtimin etj,”-shkruan ndër të tjera Fjoralba në Instagram.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent,”-kjo është dëshmia e autorit të ngjarjes.